Joao Mario ndahet me Interin, arrin akordin me “armiqtë” e Sportingut

schedule17:38 - 12 Korrik, 2021

schedule 17:38 - 12 Korrik, 2021

Joao Mario ndërron skuadër, por jo qytet dhe kampionat. Mesfushori u shpall kampion i Portugalisë sezonin e fundit me Sportingun e Lisbonës.

Sezonin e ardhshëm do e shohim pjesë të Benfikës, “armiqve” të urryer të kampionëve, me tifozët e Sportingut që e kanë pritur shumë keq këtë lëvizje.

Fabrizio Romano shkruan se Rui Costa, i cili u shpall presidenti i “Shqiponjave të Lisbonës” tre ditë më parë, ka arritur akordin final me lojtarin 28-vjeçar dhe agjentin e tij.

Joao Mario preferonte qëndrimin te Sportingu, por këta të fundit nuk ia dolën të gjejnë një marrëveshje me Interin, që zotëron kartonin e futbollistit.

6 milion euro rrogë përfiton lojtari, i cili nuk bën pjesë në planet e Interit. Menaxheri ka rënë dakord me drejtuesit e klubit italian për të ndërprerë bashkëpunimin.

Një gjë e tillë lejon Joao Marion të firmosë menjëherë me Benfikën. Akordi me Rui Costën është 4-vjeçar, pra do të jetë lojtar i Benfikës deri në verën e vitit 2025. /abcnews.al