Sipas TodoFichajes, Liverpooli ka kontaktuar Atletico Madridin për ta pyetur për situatën e sulmuesit portugez, Joao Felix.
Anglezët do të humbasin dy sulmuesit kryesorë në janar për shkak se Sadio Mane dhe Mohamed Salah do të luajnë në Kupën e Afrikës, dhe “Të Kuqtë” janë në alarm për të mbuluar këto pozicione.
Portugezi ka bërë një nisje të mirë të sezonit dhe te Atletico do të merrnin në konsideratë largimin e tij në formë huazimi për të marrë sa më shumë minuta.
Por jo duket se nuk e kënaq Liverpoolin, pasi ata do të pranonin ta marrnin në formë huazimi por me një mundësi blerjeje në fund të sezonit.
Kjo ndërlikon së tepërmi operacionin pasi nga kryeqyteti spanjoll nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ylli i tyre. /abcnews.al