Joao Felix prej disa kohësh është në prag të largimit nga Atletico Madrid dhe agjenti i tij Jorge Mendes është në kërkim të klubit të radhës në karrierën e tij. Aston Villa duket të jetë një destinacion i mundshëm për portugezin, pasi Mendes gjithashtu mban një marrëdhënie të mirë me pronarët e klubit anglez, të cilët mund të luajnë një rol në këtë rast.
Atletico Madrid është i gatshëm të negociojë me Villan për shitjen, apo edhe huazimin e Felix. Los Colchoneros shpenzuan rreth 127 milionë euro për ta nënshkruar me sulmuesin nga Benfica në vitin 2019, por ai ende nuk është përshtatur me mënyrën e lojës së skuadrës, ndërsa marrëdhënia e tij me Diego Simeone nuk është më e mira.
Arsenali është gjithashtu i interesuar për Felix , i cili po kërkon të forcojë sulmin e tyre për shkak të lëndimit të Gabriel Jesus. Portugezi sigurisht që është shumë i shtrenjtë dhe ka mundësi që “topçinjtë” të mos mund të japin shumën e kërkuar nga Atletico, e cila arrin në 100 milionë euro. /G.D abcnews.al/


