Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Joan Laporta: Kurrë nuk kam dashur ta shes, Frenkie de Jong është një nga lojtarët tanë më të mirë

schedule20:56 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 20:56 - 22 Dhjetor, 2022

Gjatë gjithë merkatos së verës, në Spanjë pati aludime të shumtë se mesfushori hollandez, Frenkie de Jong do të largohej nga rradhët e Barcelonës dhe destinacioni më i mundshëm për “tulipanin” ishte Manchester United.

Mirëpo, ditën e sotme, në fjalën e tij për televizionin e klubit, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka mohuar çdo qëllim për të shitur mesfushorin Frenkie de Jong.

“Unë kurrë nuk kam dashur ta shes Frankin sepse ai është një nga lojtarët tanë më të mirë. Ai është një nga lojtarët më të talentuar, i ri, por tashmë një nga liderët”,- tha Presidenti Laporta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!