Skuadra e Hertha Berlin pritet të shpenzojë shumë këtë merkato janari, për shkak se pronarët e rinj janë gati të mos kursehen dhe të ngjisin sa më lart ekipin e tyre. Granit Xhaka duket i destinuar për të nënshkruar me Herthën, me Aesenalin që do të përfitojë plot 30 milionë euro.
Po Hertha duket se nuk do të mjaftohet vetëm me mesfushorin me origjinë shqiptare. Edhe Julian Draxler është nën radarët e klubit gjerman. Draxler është një rezervë luksi te PSG dhe me vitet që po i kalojnë, fantazisti dëshiron të jetë titullar.
Një rikthim në Bundesliga e tërheq dhe Hertha Berlin me shumë gjasa do të jetë destinacioni i tij. PSG është gati të heqë dorë nga shërbimet e Draxler, për ofertën e duhur./abcnews.al