Nedim Bajrami ka pasur një fillim sezoni jo shumë të mirë, pasi lojtari shqiptar humbi vendin e titullarit te Empoli. Në ndeshjen e tij të fundit ndaj Interit, Bajrmai u rikthye në rolin e protagonistit duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke asistuar madje në golin e fitoresndaj zikaltërve.
Ai gjithashtu ishte një nga më të mirët në fushë edhe në ndeshjen ndaj Lazios. Paraqitjet e fundit të tij kanë bërë që disa klube brenda dhe jashtë vendit të tregojnë interes për kartonin e fantazistit.
Në fllim ishte Valencia, ku Gattuso e ka njohur nga afër lojtarin shqiptar në kohën kur drejtonte në Serie A, dhe kështu ka kërkuar ta sjellë në Spanjë. Ai shihet një investim me pak kosto për klubin spanjoll.
Tashmë, dy klube të Serie A kanë shfaqur interes për Bajramin. Në skenë ka dalë sërish Sassuolo, ndërsa edhe Salernitana ka shfaqur interesim./ h.ll/abcnews.al