Prej javësh Tirana dhe Liridon Latifi mësohet të jenë në kontakte për një transferim të mundshëm të sulmuesit, i cili në katër vitet e fundit ishte pjesë e Puskas Akademia në Hungari.
Në asnjë moment ish-ylli i Skënderbeut nuk arriti të bëhet titulalr stabël në Hungari dhe tashmë rikthimi në Shqipëri është një ndër mundësitë e vetme për 27-vjeçarin.

Përveç Tiranës mësohet se një tjetër klub ka hyrë në garë për shërbimet e ish-anësorit të kombëtares. Zëri.info raporton se Vllaznia ka nisur bisedimet me palën e lojtarit.
Latifi në të shkuarën ka qenë pjesë Skënderbeut në vendin tonë, ku shkëlqeu dhe arriti të transferohet te Puskas Akademia, duke i dhënë koraçarëve plot 1 milionë euro. /abcnews.al

