Jo vetëm Thomas Partey, Juve ideon shkëmbimin e bujshëm

schedule09:58 - 24 Prill, 2020

schedule 09:58 - 24 Prill, 2020

Fabio Paraticci e ka thënë prej kohësh: merkato në futboll do t’i ngjajë asaj në NBA, ku klubet shkëmbejnë lojtarë mes tyre. Në këtë periudhë krize financiare nga pandemia, edhe klubet e mëdha do të mendojnë të shkëmbejnë lojtarë mes tyre. Nga Spanja vjen një lajm mjaft interesant.

RAC-1 raporton se Juventusi e Barcelona po mendojnë të shkëmbejnë mes tyre dy mesfushorë. Miralem Pjanic (30 vjeç) pëlqehet nga katalanasit, kurse në krahun tjetër bardhezinjtë duan brazilianin Arthur Melo (23 vjeç). Momentalisht nuk bëhen me dije detaje të tjera, por me gjasa Juventusi do të duhet ta paguajë edhe para, veç ofrimit të boshnjakut.

 

GANEZI I ATLETICO – Ankand për Thomas Partey, por bëhet fjalë për një lojtar me çmimin fiks: 50 milion euro. Kjo është klauzola e largimit për mesfushorin ganez, i cili është në kontratë deri në vitin 2023 dhe Atletico Madrid po tenton t’ia zgjatë marrëveshjen dhe të rrisë klauzolën.

Deri tani nuk ka një marrëveshje dhe në Angli e duan klube si Manchester United dhe Arsenal, kurse në Itali është shtuar edhe Juventusi, përveç Interit dhe Romës. Ky është lajmi që ka publikuar sot “Marca”, që zbulon interesimin e bardhezinjve për një prej mesfushorëve më të mirë të këtij sezoni.

Partey është një nga lojtarët më pak të paguar nga Atletico Madrid dhe normalisht është i hapur për një lëvizje në një klub tjetër, ku veç parave i ofrohet një rol i rëndësishëm në fushë dhe objektiva të mëdha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!