Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka publikuar disa foto në “Facebook”, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga koronavirusi janë ndjekur nga mjekët e familjes.
Manastirliu shkruan se 1600 mjekë familje janë angazhuar në të gjithë vendin për pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.
Statusi:
Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.
Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin.