Juventusi ka arritur akordin me Luis Suarez dhe drejtuesit po punojnë për të arritur marrëveshjen finale me Barcelonën. Kampionët e Italisë janë gati të paguajnë disa milion euro për 33-vjeçarin, pasi duan të ruajnë marrëdhëniet e mira të kohëve të fundit me katalanasit.
Drejtuesit e “Zonjës” po bisedojnë edhe me PSG për një shkëmbim. Calciomercato raporton se Fabio Paratici dhe Leonardo po tentojnë një shkëmbim në mesfushë. Dy drejtorët sportivë të klubeve janë fokusuar te shkëmbimi midis Aaron Ramsey dhe Leandro Parades.
Uellsiani ka një rrogë të lartë dhe Juventusi nuk e ka në plane për të ardhmen. Argjentinasi Paredes rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme dhe po pret ende të marrë pasaportën evropiane, kështu që mbetet problem fakti që është ekstrakomunitar. /abcnews.al