Menjëherë pas atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujësa, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, reagoi reperi i njohur Stresi. Ky i fundit tregoi se ndodhej shumë i tronditur pas këtij lajmi se Martinajn e kishte mik të ngushtë si vëlla.
Madje, ai mori edhe vendimin që të anullonte të gjitha koncertet e planifikuara pasi nuk ndihej në gjendje të mirë emocionale.
LEXO EDHE: Vrasja e Brilant Martinajt, Stresi merr vendimin e papritur: Kam nevojë për qetësi
Mirëpo, duket se përveç Stresit, mik me 23-vjeçarin ishte edhe ish-partnerja e Stresit, Keisi.
Ajo ka postuar në Instagram një video dhe disa foto ku shfaqet me grupin e tyre shoqëror mes të cilit ishte dhe Martinaj.
“I miri jonë”, ka shkruar Keisi krah videos që e ka shoqëruar me këngën e Dafina Zeqirit, “Malli”.
Kujtojmë që më herët, ish-Missi Serena Sulaj zbuloi miqësinë me të ndjerin, ku ndau edhe mesazhet e fundit të shkëmbyera mes tyre./abcnews.al