“Jo vetëm Shkëndija, e donin edhe në Serie A e B”, tani Vayrynen halli i Tiranës

schedule16:58 - 27 Qershor, 2021

schedule 16:58 - 27 Qershor, 2021

296 minuta, 15 ndeshje në total, vetëm dy si titullar dhe asnjë gol i shënuar. Tim Vayrynen te Tirana rezultoi një dështim i madh në gjashtë muajt e parë. Shifrat flasin për të, ndërkohë që sulmuesi finlandez tashmë është kthyer në një hall të madhe për bardheblutë.

Fatura financiare e tij nuk është e vogël dhe deri më tani bisedimet për të ndërprerë kontratën kanë dështuar. Një zgjidhje duhet gjetur, sikurse edhe duhet gjetur një sulmues që të garantojë gola.

 

Verën e shkruar te Tirana dështuan me Derrick Sasraku dhe Albion Avdiajn, gjurmët e të cilëve i ndoqi edhe Vayrynen. Pritshmëritë për të ishin të larta dhe kjo mund kuptohej qartë nga deklarata e drejtorit sportiv të Tiranës, Tefik Osmani.

Kur bardheblutë e prezantuan Vayrynen, korçari shprehej: “Është fat nganjëherë që e nis punën si drejtor me dy lojtarë shumë të mirë si Taulant Seferi dhe Tim (Vayrynen). Në gjithë historinë e Tiranës, siç janë tifozët dhe siç e kërkon vetë klubi, duhet të futesh gjithmonë për të fituar.

Për ta bërë këtë duhet të sulmosh. Kemi marrë dy nga lojtarët më të mirë në merkato, të cilët kanë pasur edhe oferta të tjera dhe i falënderoj që zgjodhën Tiranën.

Tim nuk ka qenë vetëm te lista e Shkëndijës së Tetovës, por ka pasur interes edhe nga Serie A dhe B, prandaj e falënderoj që ka zgjedhur klubin më të mirë në Shqipëri, Tiranën”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!