Jo vetëm shkarkime trajnerësh, amerikani rinovon me klubin e Bundesligës

schedule16:19 - 19 Shkurt, 2021

schedule 16:19 - 19 Shkurt, 2021

Pellegrino Matarazzo mori drejtimin e Stuttgart dhjetorin e vitit 2019 dhe në kompleks ka bërë një punë shumë të mirë në drejtimin e skuadrës së Bundesligës.

Stuttgart renditen në vend të dhjetë këtë sezon, larg zonës së ftohtë. Një gjë e tillë ka ndikuar që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë një kontratë të re.

Me anë të një postimi zyrtar, Stuttgart ka njoftuar rinovimin me trajnerin italo-amerikan deri në verën e vitit 2024, teksa kontrata e vjetër i përfundonte në vitin 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!