Jo vetëm shëndetësore, Trump do të mbledh task – forcën ekonomike për të zbutur efektet negative

schedule08:54 - 11 Prill, 2020

schedule 08:54 - 11 Prill, 2020

Presidenti Trump tha të Premten se ai do të mbledhë një këshill të ri javën e ardhshme me të cilin do të diskutohet  kushtuar “hapjes së vendit tonë” ndërsa izolimi nga koronavirusi vazhdon.

Ky këshill do të jetë pjesë e Task Force Coronavirus, i cili do të përbëhet nga mjekë dhe drejtues biznesi, njoftoi Trump raporton abcnews.al.

Presidenti tha se ky grup pune do të jetë më i gjerë se sa ai ekonomik. Ai konfirmoi gjithashtu se disa kryetarë bashkish dhe guvernatorë do të jenë pjesë e këtij këshilli.

“Është një këshill shumë i rëndësishëm,” tha Trump.

Udhëzimet aktuale të presidentit për distancimin social do të vazhdojnë deri më 30 prill ndërkohë që po vlerësohet situata se si do të vazhdojë më tej.

“Unë do të duhet të marr një vendim, dhe shpresoj te Zoti që të jetë vendimi i duhur. Por unë do të thoja pa dyshim se është vendimi më i madh që kam marrë ndonjëherë në jetën time” tha trump.

Shteti Amerikan po përballet me vështirësitë ekonomike dhe Shtëpia e Bardhë po shikon krijimin e një këshilli ekonomik për të rivendosur ekonominë, pasi amerikanët dita ditës po shohin numra në rritje të vendeve të punës nga Depresioni i Madh.

Më shumë se 16 milion amerikanë janë regjistruar të papunë javët e fundit që nga mbyllja e vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit në të gjithë vendin.

Për herë të parë, Sh.B.A po tregon shenja që kurba e rasteve të koronavirusit po fillon të nivelohet, të paktën kështu deklaruan anëtarët e Task Force Coronavirus gjatë konferencës së Shtëpisë së Bardhë të Premten.

“Por kjo nuk do të thotë që Sh.B.A domosdoshmërisht ka arritur kulmin, dhe nuk do të thotë se është koha për të lehtësuar kufizimet”, deklaruan ata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!