Jo vetëm Setien, tjetër largim me peshë nga Barcelona

schedule16:19 - 18 Gusht, 2020

schedule 16:19 - 18 Gusht, 2020

Te Barcelona, revolucioni i madh ka nisur. Pas shkarkimit të Quique Setien dje, sot është marrë një tjetër vendim i rëndësishëm. Presidenca katalanase ka shkarkuar Eric Abidal.

Ish-futbollisti katalanas mbulonte rolin e drejtorit sportiv, por tashmë është shkarkuar dhe ky pozicion mbetet i lirë. Presidenti Bartomeu duket i prerë në vendimet e tij.

Përveç lëvizjeve në drejtim, priten të largohen dhe shumë futbollistë nga kampi blaugrana, ku më të rrezikuarit janë ata mbi 30. Suarez, Busquets, Pique, Vidal, Rakitic e të tjerë mund të konsiderohen të larguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!