Vetëm pak orë më parë, në tabloidet britanike qarkulloi lajmi se sauditët e Al-Ittihad dhe “të kuqtë” e Liverpool kanë arritur një marrëveshje për transferimin e brazilianit Fabinho, për shifrën e 40 milionë paundëve.
Mirëpo, duket se jo gjithçka ka përfunduar, pasi tashmë në garë për kartonin e 29-vjeçarit të mesfushës kanë hyrë dhe “bavarezët” e Bayern Munich, me teknikun Thomas Tuchel, i cili e pëlqen shumë stilin e lojës së brazilianit.
Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë ofertë të “bavarezëve” drejtuar “të kuqve”, megjithatë drejtuesit e Bayern janë në pritjë të “dështimit” të negociatave mes Liverpool e Al-Ittihad, para se të futën në garë për brazilianin. /i.m /abcnews.al