Tjetër futbollist me koronavirus te skuadra e Juventusit. Daniele Rugani ishte i pari që u infektua me COVID-19, ndërsa tani është radha e Blaise Matuidi. Mediat e vendit fqinj raportojnë se mesfushori francez ka dalë pozitiv në testin ndaj koronavirusit.
Lojtarët dhe stafi teknik i kampionëve të Italisë qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre që prej momentit që u mësua lajmi për Ruganin. Tani i njëjti problem ka prekur edhe 32-vjeçarin, i cili u shpall kampion botë dy vite më parë me Francën. /abcnews.al
Breaking | Blaise Matuidi has tested positive for COVID-19.
— Get Italian Football News (@_GIFN) March 17, 2020