Jo vetëm qyteti i naftës/ Fier, shtohen bizneset e prodhimit të embëlsirave e bukës

schedule20:27 - 28 Shtator, 2024

schedule 20:27 - 28 Shtator, 2024

Një traditë e re, ajo e prodhimit të produkteve të brumit është zhvilluar në Fier. Bukëpjekës dhe pastiçierë kanë investuar paratë dhe eksperiencën e fituar në emigracion duke bërë që në çdo bllok banesash të ketë mesatarisht tre deri në katër biznese të këtij lloji.

“Janë shumë krahasuar me numrin e banorëve… të gjithë kanë punë pavarësisht konkurëncës.”

Xhulja dhe Robert Mehmetaj e nisën aktivitetin siç thonë me një bukë dhe sot kanë dyqanin e brumërave më të frekuentuar në zonën e lagjes “Kastriot”.

“E kam nisur me një bukë… pastaj vazhduam gradualisht deri sa erdhem këtu ku jemi.”

Roberti është një nga emigrantët e shumtë që mësuan zanatin e bukëpjekësit në Greqi. Pothuajse të gjithë kanë sot një furrë buke dhe pastiçeri.

“Jugu i vendit ka emigruar kryesisht në greqi dhe atje ky zanat është traditë … prodhimet e brumit….”

Konkurëncë e fortë, por jo rivalitet. Bukëpjekësit e Fierit të organizuar edhe në shoqatën e tyre bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sigurisht, duke ruajtur sekretet e recetave.

“Ne bashkëpunojmë me njeri-tjetrin, takohemi flasim… jo recetat jo nuk i këmbejmë.”

Si në çdo biznes familjar, ku punët janë të ndara, është bashkëshortja e Robertit që përgjigjet për pjesën e ëmbël por jo pak të vështire të punës.

“Kjo është një porosi, torte më bajame të pjekura, duhet punë dhe kujdes… bërja e tortës është art…”

Xhulja e mësoi zanatin e pasticieres si nevojë për të mbështetur bashkëshortin, por tani thotë se është pasioni i saj.

“Në fillim e mësova nga një zonjë që punësuam pastiçiere… tani e pëlqej dhë e bëj me kënaqësi… ka lodhje.. por të jep kënaqësi falënderimi i klientit…”

Furrat e bukës dhe pasticeritë janë ndër bizneset e ashtuquajtur të sigurtë pasi tregtojne produkte bazë të konsumit.

Qindra furra buke dhe pastiçeri janë hapur në të gjithë qarkun nga të cilat pjesa më e madhe është përqëndruar në qytetin e Fierit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!