Jo vetëm që nuk janë ndarë, Beatrix dhe Donaldi bëjnë “plane” për fëmijë

schedule16:46 - 13 Janar, 2022

schedule 16:46 - 13 Janar, 2022

Pas një bisede që zhvilluan, ku Donaldi i kërkoi Beatrixit që të vazhdonin vetëm brenda shtëpisë së Big Brother dhe ta vazhdonin lidhjen e tyre jashtë, u duk se gjithçka mes tyre mori fund. Por pas disa puthjesh dhe një natë romantike duke shijuar një film, duket se gjërat mes dyshes janë stabilizuar.

Ata jo vetëm që nuk janë ndarë por dhe kanë nisur të bëjnë plane për të ardhmen. Pas momentit romantik me njëri-tjetrim, banorët kanë ngacmuar çiftin për një fëmijë. Gjatë bisedës, Beatrix ka shprehur dëshirën për të pasur një vajzë me partnerin e saj.

Pjesë nga biseda:

Arjola: E pasken bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte.

Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie.

Donald: Ke vajzë dëshirë?

Beatrix: Po.

Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë.

Egzona: Receta është më e gjatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!