Thinjat nuk shkaktohen vetëm nga mosha dhe stresi, por një studim nga Universiteti i Teksasit ka zbuluar proteinat, të cilat bëjnë që flokët të kthehen në gri. Studimi i kryer tek minjtë, kishte për qëllim të shqyrtonte lloje të ndryshme tumoresh, por ajo që u zbulua në fund ishin dhe shkaqet që çojnë në rënien dhe thinjen e flokëve.
Studiuesit zbuluan se proteina KROX20 ndikonte në qelizat e lëkurës, dhe duke vepruar në zona të ndryshme çon në rënien e flokëve. Këto qeliza prodhojnë më pas proteinën SCF, e cila konsiderohet e domosdoshme për pigmentimin e flokëve. Kur studiuesit eliminuan qelizat që prodhonin KROX20, zbuluan se flokët fillonin të binin, ndërsa kur praktikuan të njëjtën gjë me gjenin SCF, vunë re se qimet e minjve filluan të ktheheshin të bardha.
“Me këtë informacion të ri, shpresojmë që në të ardhmen të zbulojmë cilët janë faktorët, në mënyrë që të bëjmë çfarë është e nevojshme për të korrigjuar këto probleme kozmetike.”, tha drejtuesi i studimit, Dr. Lu Le. Megjithatë, kërkimet shtesë janë të nevojshme për të kuptuar nëse ky proces do të funksionojë në mënyrë të ngjashme edhe tek njerëzit. /abcnews.al