Jo vetëm Pipero, kollë dhe temperaturë edhe te disa mjekë e infermierë të vaksinuar të Infektivit

schedule15:54 - 27 Janar, 2021

schedule 15:54 - 27 Janar, 2021

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus, dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi.

Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar apo tamponi ka rezultuar pozitiv për shkak të bërjes së vaksinës në 11 janar. Për të zbuluar këtë, Pipero do të bëjë një tjetër tampon brenda 72 orëve.

Lexo edhe: Bëri vaksinën, Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit. Gazetarja Ema Shazivari raporton për abcnews.al se mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta të virusit pas bërjes së vaksinës, kollë dhe temperaturë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!