Nga e hëna, 9 nëntor, udhëtarët që mbërrijnë në Greqi nga jashtë, si përmes aeroporteve, porteve detare dhe kufijve tokësorë, duhet të paraqesin testin me përgjigje negative për Covid-19 tek autoritetet.
Siç u njoftua nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias të enjten në konferencën e tij për shtyp në lidhje me masat e reja anti-Covid që do të zbatohen gjatë bllokimit, ata që hyjnë në vend përmes tokës, detit ose ajrit, do të jenë të detyruar të kenë një test negativ Covid deri në 48 orë, ndërsa ata që dëshirojnë të hyjnë në vend përmes kufirit tokësor, duhet të tregojnë një test negativ Covid deri në 72 orë.
Mediat greke raportojnë se masa zbatohet për të gjithë, pa përjashtim, ndërsa kontrollet do të jenë të përpikta në të gjitha pikat e hyrjes në vend.
Autoritete greke nisën një aplikim të tillë në fund në verës fillimisht me shtetasit shqiptarë që futeshin në Greqi dhe kjo solli radhë të gjata në pikat kufitare, sidomos në atë të Kakavijës. g.v/abcnews.al