Jo vetëm Messi, një tjetër argjentinas merr mantelin e quajtur “bisht”

schedule11:52 - 20 Janar, 2023

schedule 11:52 - 20 Janar, 2023

Klubi i tifozëve të Boca Juniors në Kuvajt dhe një individ i quajtur Naif i dhuruan Juan Roman Riquelmes një mantel arab i quajtur “bisht”, e njëjta që emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani i vendosi Messit përpara se të ngrinte Kupën e Botës.

Legjenda Riquelme ka mbetur i befasuar në hotelin Hili Rahyhanan pak para edicionit të parë të Superkupës Ndërkombëtare që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndonëse nuk u provua publikisht, zëvendës presidenti i Boca Juniors e vlerësoi gjestim pozoi për foto dhe firmosi disa fanella.

Kutia e veçantë, ngjyrë alge dhe e artë që iu dorëzua argjentinasit kishte edhe një gabim drejtshkrimor, pasi emri i tij Juan ishte i shkruajtur me të vogla.

Kujtojmë se manteli i artë vishet nga persona me pozitë të lartë dhe tepër të respektuar në Lindjen e Mesme./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!