Borussia Dortmund kërkon përforcime në sulm, sidomos në qendër të këtij reparti. Dries Mertens është një nga emrat e përfolur, por pëlqehet shumë edhe Marcus Thuram.
22-vjeçari po paraqitet shumë mirë me M’Gladbach dhe deri tani ka arritur të shënojë 10 gola në të gjitha kompeticionet. Klubi gjerman pagoi 9 milionë euro te Guingamp për djalin e Lilian Thuram, ish-mbrojtësit të njohur francez.
Foot Mercato raporton se Dortmund ka nisur kontaktet me lojtarin dhe po tentojnë ta bindin për t’u bashkuar me ta. Verdhezinjtë e duan në janar, por vështirë se M’Gladbach të privohet nga shërbimet e sulmuesit, pasi po renditet momentalisht në vend të dytë dhe ka pretendime të mëdha këtë sezon. /abcnews.al