Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm me Mozzik, Elvana Gjata në një duet me ikonat e repit shqiptar

schedule09:54 - 3 Janar, 2022

schedule 09:54 - 3 Janar, 2022

2022 ka nisur me disa lajme të mira sa i përket botës së showbizzit. Së shpejti, pritet të vijë dhe dueti i shumëpritur nga Elvana Gjata dhe Mozzik. Thashethemet për një bashkëpunim mes dy artistëve kanë qarkulluar që në fund të 2020-ës dhe tashmë ka ardhur koha për t’u publikuar. Mban titullin “S’ka” dhe është pjesë e albumit të ri të reperit, Lamboziki.

Mirëpo, këngëtarja pritet të vijë me një tjetër duet me ikonat e repit shqiptar. Bëhet fjalë për Lyrical Son dhe MC Kreshën. Ishte Lyrical, i cili ndau lajmin me nisjen e Vitit të Ri. Përmes një videoje në Instagram, ai zbuloi se do të sjellë me 12 Janar, albumin e paralajmëruar prej kohësh. Nga 11 këngë, dy prej tyre janë duete me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën.

 



View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

“Dëshirat dhe kërkesat tuaja për Babadimrin do të realizohen me 12 Janar, kur në të gjitha platformat si Spotify, Youtube etj do të lansohet albumi, Muzikë e Alltisë, prej Mc Kreshës dhe Lyrical Son.”, tha reperi përmes një videoje që ndau në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson)

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!