Jo vetëm mbrojtësi goleador, Manchester United rikthen një emër të njohur

schedule09:57 - 5 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 5 Tetor, 2020

Edwin Van der Sar rikthehet te Manchester United. Ish-portieri i famshëm holandez mbrojti portën e “Djajve të Kuq” në vitet 2005-2011, teksa tani do të punojë si drejtues.

Sky Sports UK raporton se 49-vjeçari është emëruar drejtori i ri sportiv i klubit të Premier League. Lojtari i dytë me më shumë ndeshje me Holandën (130) punoi tek Ajax si drejtor i përgjithshëm në vitet e fundit.

 

Van Der Sar kur fitonte Champions League me United…

Manchester United humbi 1-6 me Tottenham ditën e djeshme. Një disfatë e dhimbshme për djemtë e Solskjaer, teksa drejtuesit e klubit kanë arritur akordin me Porton për shërbimet e Alex Telles, i cili ka kushtuar 15 milion euro.

Edhe pse një mbrojtës i majtë, 27-vjeçari italo-brazilian ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 20 herë në 90 ndeshje (nga sezoni 2017/18). Padiskutim një blerje e zgjuar. /abcnews.al