Jo vetëm Mbappe e Verratti: PSG-së s’i ndahen dëmtimet, e pëson edhe Tuchel!

schedule20:35 - 7 Gusht, 2020

schedule 20:35 - 7 Gusht, 2020

Dëmtimet nuk po i ndahen PSG-së. Kylian Mbappe dhe Marco Verratti janë mungesat e mëdha për sfidën ndaj Atalantës në çerekfinalet e Champions League (e mërkurë, 12 gusht), teksa probleme fizike kanë edhe Thiago Silva, Mauro Icardi dhe Marquinhos.

Dëmtim ka pësuar edhe trajneri i kampionëve të Francës! Stërvitja e fundit ka qëlluar fatale për Thomas Tuchel, i cili ka pësuar një frakturë në kaviljen e këmbës së djathtë.

Për fat të mirë, gjermani nuk zbret në fushë dhe stërvitjet e këtyre ditëve do të drejtohen nga ndihmësit e tij, teksa PSG vijon përgatitjet për sfidën ndaj ekipit italian. /abcnews.al