Jo vetëm Maignan, “Bavarezët” e Mynihut kërkojnë edhe “yllin” e mbrojtjes

schedule16:36 - 4 Janar, 2024

schedule 16:36 - 4 Janar, 2024

Prej kohësh tashmë, në mediat italiane e ato gjermane, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë, që lidhin interesimin e “bavarezëve” të Bayern Munich, me një prej protagonistëve absolut të 19 herë kampionëve të Italisë.

Në “radarët” e “bavarezëve” ka rënë një prej “yjeve” francez të “Djajve” të Milanos, me kampionët e Bundesliga që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë, Mike Maignan, me francezin që ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut.

Mirëpo, Maignan nuk është i vetmi objektiv i “Bavarezëve” për këtë merkato dimrit në radhët e “Kuqezinjve” të Milan, pasi “gjigantët” e futbollit gjerman kërkojnë edhe “shtatlartin” anglez të mbrojtjes, Fikayo Tomori, dhe nuk mund të përjashtohet si mundësi një përpjekje e mëtejshme gjatë javëve të ardhshme të janarit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!