Pas sigurimit të një “bilete” për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, për sezonin e ardhshëm, tashmë “bardhezinjtë” e Newcastle kanë filluar të kërkojnë për përforcime të reja, ku reparti që kërkon më shumë forcim, padyshim që është mesfusha.
Sipas raportimeve më të fundit, nga tabloidet britanike, për mesfushën, “bardhezinjtë” e Eddie Howe kërkojnë kapitenin e Milan, Sandro Tonali, me klubin anglez që i kanë paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh “djajve” të Milanos.
Në garë gjithashtu për mesfushorin italian janë dhe “blutë” e Chelsea, ndërkaq kujtjomë se sezonin që sapo lamë pas, Tonali zbriti në fushë plot 48 herë për skuadrën e Milan, teksa shënoi vetëm 2 gola, si dhe asistoi 10 të tjerë. /i.m /abcnews.al