Cristiano Ronaldo po qëndron i izoluar në Madeira, qytetin e tij të lindjes në Portugali. Të gjithë anëtarët e Juventusit ndodhen në karantinë pas infektimit të mbrojtësit Rugani me COVID-19.
Dita e djeshme nuk ka qenë e qetë për yllin portugez. Një tërmet ka goditur Portugalinë, por për fat nuk ka qenë shumë i fortë. 3.5 ka qenë magnituda e tërmetit që ka trembur qytetarët luzitanë.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë në Madeira, teksa janë ndjerë lëkundje edhe në kryeqytetin e Lisbonës. CR7 po qëndron afër mamasë së tij, e cila pati disa problem shëndetësore, dhe gjendja e jashtëzakonshme në Itali e ka penguar të rikthehet në Torino. /abcnews.al