Jo vetem KiE, Meta e Ballanca të shqetësuar për lirinë e medias por dhe zyrtari i ambasadës së SHBA

schedule15:22 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 15:22 - 20 Dhjetor, 2019

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA, Daniel Kioski ka kometuar situatën me lirinë e medias në vendin tonë. Kioski theksoi se për SHBA liria e fjalës është frymëmarrje për një vend demokratik dhe se Shqipëria nuk duhet të kthehet në kohën e diktaturës.

Në tyrezën e organizuar nga Avokati i Popullit, Presidenti Ilir Meta deklaroi për gazetarët do do të shprehet për paketën anti-shpifje pasi të shqyrtojë të dy ligjet.

Një tryeze mbi lirinë e shprehjes u shfytëzua nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri, për t’u shprehur për herë të parë mbi situatën e mediave në shqipëri dhe rëndësinë e madhe që ka që fjala të jetë e lirë.

Daniel Koski është i mendimit që vetëm fjala e lirë prodhon ide dhe se Shqipëria nuk duhet të kthehet në kohën e diktaturës.

Në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit nuk kishte si të mos përmendej edhe paketa anti-shpifje, e miratuar tanimë në Parlament. Juta-kutzkoë, drejtuese e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, kanë shprehur shqetësim për këtë paketë.

Sipas zyrtares, Këshilli i Evropës ka ngritur shqetësime për përputhshmërinë me standardet e KiE dhe të vendeve të tjera të BE-së të paketës ligjore, shqetësime që i janë prezantur edhe komisioneve parlamentare.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta ende nuk ka marrë një vendim nëse do i dekretojë dy ligjet. Për gazetarët, Meta u shpreh se do të dalë në një qëndrim pasi të shqyrtojë në detaje dy ligjet.

Jashtë vëmendjes Meta nuk la as klasën politike dhe faktin që ngërçi i zgjatur duhet të tejkalohet.

“Politika duhet të reflektojë e para, pastaj shqiptarët. Shpresoj që ky fundviti dhe ky tërmet me shumë pasoja që na mësoi se më e rëndësishme se cdo gjë është jeta dhe shëndeti dhe është dashuria për njëri tjetrin të reflektojmë për një politikë të re, që drejton në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe që garanton llogaridhënie

Paketa anti-shpifje u miratua në Parlament të mërkurën, edhe me vota të deputetëve të opozitës. Gazetarët dhe përfaqësuesit e mediat e kanë kundërshtuar me argumentin se censuron fjalën e lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!