Jo vetëm Juventus-Milan, Coronavirusi shtyn edhe një tjetër ndeshje

schedule10:38 - 4 Mars, 2020

schedule 10:38 - 4 Mars, 2020

Juventus-Milan, ndeshja e kthimit në Kupën e Italisë, është shtyrë, edhe pse kuqezinjtë kishin udhëtuar në Torino dhe ishin gati për ndeshjen. Tashmë është shtyrë edhe një tjetër takim dhe bëhet fjalë për përballjen Napoli-Inter.

Zikaltrit nuk bëjnë polemika, teksa CEO i Interit, Beppe Marotta, është shprehur: “Do t’i përshtatemi vendimit që do të merret”. Lega Calcio ia kishte propozuar shtyrjen e ndeshjes presidentit të Napolit, Aurelio Di Laurentiis, i cili në mbrëmje pranoi shtyrjen e ndeshjes.

Ai nuk ishte dakord që takimi të luhej pa tifozë, madje u tërbua nga një propozim i tillë. Klubi ku luan edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, ka shitur 42 mijë bileta për sfidën e kupës dhe kërkon që të ketë mbështetjen e tifozëve në këtë ndeshje të rëndësishme për ta.

Janë autoritetet ato që po këshillojnë shtyrjen e ndeshjeve, për shkak të situatës së krijuar në Itali prej Coronavirus. Numri i të prekurve është rritur nga dita në ditë, ndërkohë që ka edhe dhjetëra të vdekur si pasojë e prekjes nga virusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!