Milani duket se nuk do të ketë kontingjent të plotë për rifillimin e Serie A. Sezoni i kuqezinjve, ka pasur shumë ulje-ngritje dhe mungesa e një lojtari si Ibrahimovic, pritet të ketë një ndikim të madh në rezultate.
Por nuk është vetëm gjiganti suedez ai që është dëmtuar, pasi dhe mbrojtësi brazilian, Leo Duarte, ka pësuar një dëmtim në stërvitje, dëmtim që do e mbajë larg fushave për plot katër javë.
Duarte pësoi një dëmtim muskulor në pulpë dhe një muaj parashikohet rikuperimi i tij. Mbrojtësi u transferua nga Flamengo verën e shkuar, por shumicën e sezonit e ka kaluar në infermieri, për shkak të një dëmtimi në thembër./abcnews.al
#ACMilan defender Leo Duarte could be out for a month with a muscle problem, the second injury since the Diavolo resumed activity. #SerieA https://t.co/IGA2AJALPx pic.twitter.com/3cQqEXoano
— footballitalia (@footballitalia) June 2, 2020