Luka Jovic nuk po shkëlqen më në asnjë aspekt të jetës së tij. i blerë nga Real Madrid për 60 milion euro, ka pasur raste kur trajneri Zinedine Zidane nuk e ka përfshirë as në listën e 18 lojtarëve. Kjo tregon sezonin e dështuar të sulmuesit, i cili shkëlqeu në Gjermani me Eintracht Frankfurt.
Gjithsesi Reali është tjetër nivel dhe Jovic nuk po ia del dot të çajë. Veç kësaj, edhe sjellja e tij lë për të dëshiruar. Së fundmi ai ka marrë leje në klub për të fluturuar drejt Serbisë, pasi e dashura e tij kishte ditëlindjen. Spanjollët e justifikuan fluturimin tek autoritetet si për arsye shëndetësore.
Jovic, në Beograd ka thyer rregullimin e karantinimit. Qeveria atje ka vendosur që personat që shkojnë nga zonat e prekura prej Coronavirusit të qëndrojnë në shtëpi, gjë që sulmuesi i kombëtares serbe nuk e ka bërë. Jovic do marrë një gjobë të kripur nga Reali, por më e keqja është se mund të rrezikojë arrestimin nga autoritetet serbe. /abcnews.al