Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, në një fjalim para ligjvënësve ditën e sotme tha se vendi i tij është në një luftë me shumë fronte.
“Ne jemi në një luftë me shumë fronte dhe po sulmohemi nga shtatë anë: Gaza, Libani, Siria, Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor), Iraku, Jemeni dhe Irani”.
Dhe sipas tij, ata tashmë janë përgjigjur dhe kanë marrë masa. Komentet e tij vijnë pasi si pasojë e një sulmi ajror izralit në një lagje të Damaskut të hënën humbi jetën një gjenerali rangut të lartë iranian, Sayyed Razi Mousavi.
Vrasja e Mousavi, ish këshilltar i Gardës Revolucionare paraushtarake iraniane në Siri, erdhi mes frikës së vazhdueshme se lufta Izrael-Hamas mund të përhapet në rajon.
Grupet e mbështetura nga Irani në Jemen, Liban, Siri dhe Irak kanë nisur sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij në mbështetje të Hamasit.
Madje përleshjet përgjatë kufirit Liban-Izrael midis Hezbollah dhe Izraelit kanë vazhduar të intensifikohen.
/abcnews.al