Thomas Tuchel duket se i ka shpalosur bordit drejtues të Bayern Munich kërkesat e para, ku më herët u raportua për një afrim të mundshëm të supertalentit spanjoll të mesfushës Gavi, në rast mosnënshkrimi të një kontrate të re me “katalanasit”.
Pas Gavit, një tjetër “fiksim” i Tuchel është dhe ish-lojtari i tij, Mason Mount, i cili ashtu si spanjolli i Barças është pranë skadimit të kontratës dhe deri më tani nuk ka ndërmend të rinovojë me “blutë” e Chelsea.
Sipas raportimeve të prestigjiozes angleze, “The Times”, kalimi i Mount në Bavari kërkohet me ngul nga tekniku Tuchel, mirëpo edhe pse kontrata e tij është pranë skadencës sërish Bayern duhet të derdhë plot 50 milionë euro në arkat e Chelsea, me kontratën e “fantazistit” të mesfushës që skadon në verën e vitit 2024. /i.m /abcnews.al