Jo vetëm emrin njësoj, tani dhe mbiemrin, aktori i “Twilight” bën shaka për të fejuarën: Do të jemi i njëjti person

schedule15:15 - 18 Gusht, 2022

schedule 15:15 - 18 Gusht, 2022

Ylli i “Twilight”, Taylor Lautner pritet t’i japë së shpejti fund beqarisë me të fejuarën Taylor Dome. E fejuara, që mban të njëjtin emër me të, do të marrë mbiemrin e aktorit kur të martohen. Në një intervistë për The Kelly Clarkson Show, 30 vjeçari, bëri shaka për emrin dhe mbiemrin e ngjashëm.

“Për faktin që kemi të njëjtin emër, e gjitha do të jetë pak e ndërlikuar. Do të jemi i njëjti person”, theksoi aktori. Gjithashtu, shpjegoi edhe si njerëzit i identifikojnë atë të dy: Tay djali dhe Tay goca. Ata u njohën në vitin 2018 dhe filluan të dilnin bashkë po atë vit.

Taylor Lautner proposed to his longtime girlfriend on November 11, 2021

Aktori ka qenë më parë i lidhur me disa figura të tjera nga bota e showbizzit. Ai ka qenë në një lidhje me Taylor Swift, e cila filloi dhe përfundoi në 2009.

Who Is Taylor Dome? Taylor Lautner's Fiancee Details

/abcnews.al