PSG ka një sfidë shumë të rëndësishme për fatet e sezonit të martën, kur sfidon Barcelonën në “Camp Nou” për aktin e parë të raundit të 16-ave të Champions League.
Pochettino : « Marco Verratti s’est entraîné aujourd’hui. Il a encore quelques douleurs mais on espère l’avoir. On va discuter avec lui. » #PSGOGCN
— Loïc Tanzi (@Tanziloic) February 13, 2021
Më në fund vijnë lajme të mira në kampin e francezëve. Mediet vendase bëjnë me dije se Keylor Navas ka arritur të rikuperohet dhe do të jetë i gatshëm për Pochettinon në ndeshjen e së martës.
Një tjetër rikthim i madh është edhe ai Marco Verrattit. Vetë trajneri i PSG tregoi se ylli italian është stërvitur me ekipin në seancën e fundit dhe do jetë gati për ndeshjen e datës 16.
Lajme të mira këto, që vijnë pas dramës së pësuar me dëmtimet e Di Maria dhe Neymar, që s’do jenë të gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj katalanasve. /abcnews.al