Jo vetëm Declan Rice, Arsenal nis negociatat për “fantazistin” e Chelsea

schedule17:56 - 15 Qershor, 2023

schedule 17:56 - 15 Qershor, 2023

Pas 3 sezonesh te “blutë” e Chelsea, ku padyshim më i suksesshmi ishte sezoni 2020/2021, ku arriti të fitojë trofeun e Champions League, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për klube, “fantazisti” gjerman Kai Havertz duket se do të largohet nga “Stamford Bridge” këtë sezon.

Sipas gazetari të mirënjohur në botën e futbollit, Fabrizio Romano, 24-vjeçari ka rënë dakord të negociojë një kontratë me “topçinjtë” e Arsenal, teksa pritet që të mos ketë probleme gjatë negociatave për kushtet e marrëveshjes.

Përsa i përket negociatave mes klubeve, bordi i Arsenal nuk është ende i gatshëm të paguajë 75 milionë paund për Havertz, mirëpo duket se Chelsea mund të negociojë, teksa pritet një ulje e lehtë e çmimit.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës së “topçinjve” të Arsenal, për “fantazistin” gjerman, për këtë të fundit të interesuar gjithashtu janë dhe Kampionët e Bundesliga, Bayern Munich, me teknikun Thomas Tuchel, i cili ishte pikërisht ai që e solli Havertz në “Stamford Bridge”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!