Jo vetëm Bologna dhe Olympiacos, interesim nga Spanja për Gentian Selmanin

schedule22:16 - 11 Qershor, 2020

schedule 22:16 - 11 Qershor, 2020

Gentian Selmani la Laçin verën e kaluar dhe zgjodhi të vijonte karrierën në Turqi. Portieri ka zhvilluar një sezon shumë të mirë te Menemespor, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit turk. 29 ndeshje ka luajtur 22-vjeçari këtë sezon dhe ka rënë në sy me pritjet e tij.

Shumë klube po e ndjekin me kujdes “gardianin” kuqezi, i cili ka luajtur me moshat e kombëtareve dhe është grumbulluar disa herë më Shqipërinë. Bolonja e pëlqen në Serie A, Spartak Moscow dhe Krasnodar në Rusi, Olympiacos në Greqi dhe Zorya në Ukrainë.

Kësaj liste i është shtuar edhe një skuadër spanjolle. Sabah raporton se në garë është futur edhe Real Zaragoza. Skuadra e njohur spanjolle, renditet e dyta në La Liga 2 dhe është afër rikthimit në elitë. Selmani është nën kontratë me Menemespor dhe klubi turk tenton të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!