Jo vetëm Bayern, Arsenal futet në “garë” për “gardianin” spanjoll

schedule18:16 - 30 Korrik, 2023

schedule 18:16 - 30 Korrik, 2023

Fillimisht interesohej Bayern Munich e tashmë “topçinjtë” e Arsenal. Bëhet fjalë për portierin spanjoll të Brentford, David Raya, për të cilin prej disa ditësh në media po flitet për një largim të mundshëm nga klubi i tij.

Në njërën anë, “bavarezët” e Bayern janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë paundët e kërkuar nga Brentford, për ta sjellë spanjolli në “Allianz Arena”, ndërsa në anën tjetër, bordi i “topçinjve” e kërkon spanjoll për të rivalizuar talentin anglez të portës, Aaron Ramsdale.

Megjithatë, pavarësisht interesimit nga këto dy klube, skuadra e Brentford nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare për lojtarin, teksa pritet që çdo gjë të zgjidhët në javët e ardhshme të merkatos së verës. /i.m /abcnews.al