Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm Barcelona pas Martinez, gjiganti anglez fiksohet pas yllit të Inter

schedule16:05 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 16:05 - 5 Dhjetor, 2019

Forma e mirë e shfaqur këtë sezon nga Lautaro Martinez e ka kthyer atë në një nga lojtarët më të kërkuar të momentit. Barcelona ka kohë që e monitoron me kujdes situatën, por në ditët e fundit duket se edhe Manchester City i Guardiolës ka shfaqur interes për sulmuesin argjentinas.

”Ne e pëlqejmë Lautaron. Ai është një lojtar i kompletuar dhe tashmë luan në nivele të larta,” ka deklaruar Eric Abidal, i cili mban rolin e drejtorit sportiv tek katalanasit. Ndërkohë nga ana tjetër City me një kërkesë specifike nga trajneri Guardiola, mund të paraqesë një ofertë në merkaton e janarit për Lautaron, siç raporton ‘Sky Sports’.

22-vjeçari iu bashkua Interit në verën e 2018 për shumën e 25 milionë € nga Racing Club. Klauzola e sulmuesit me klubin milanez është plot 111 milionë €, ndërkohë që ai është në bisedime me drejtuesit për rinovimin e kontratës, ku do të ketë dhe rritje page. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!