Hans-Dieter Flick pret një qendërmbrojtës nga merkato e janarit. Alaba mund të largohet dhe nevojitet një zëvendësues i Jerome Boateng. Emri i fundit që ka dalë në skenë është Shkodran Mustafi, për të cilin interesohet edhe Barcelona.
28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Arsenalit dhe këtë sezon ka zbritur vetëm 3 herë në fushë. Lojtari me origjinë nga Gostivari kërkon të luajë në Euro 2021 me Gjermaninë dhe ka vendosur të largohet nga “Topçinjtë” në janar.

Kontrata me klubin londinez i përfundon verën e ardhshme dhe Bayern Munchen mund të sigurojë shërbimet e Mustafit në janar për një çmim të lirë. Bisedimet kanë nisur, teksa Mustafi do e mirëpriste një kalim te rekordmenët gjermanë. /abcnews.al


