Jo vetëm Balaj: Sturm Graz kërkon një tjetër shqiptar, por ka një problem

schedule10:24 - 4 Shkurt, 2020

schedule 10:24 - 4 Shkurt, 2020

Sturm Graz siguroi shërbimet e Bekim Balajt verën e kaluar dhe sulmuesi i kombëtares ka shënuar 6 gola me ekipin e ri këtë sezon. Klubi austriak kërkon një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare dhe ai është Enea Mihaj.

Mbrojtësi u transferua në korrik nga Panetolikos te PAOK për shumën e 850 mijë eurove, por deri tani numëron vetëm një ndeshje aktivizim me ekipin nga Selaniku, më saktë 18 minuta në Kupën e Greqisë.

Sport24.gr konfirmon interesimin e Sturmit për ta marrë në huazim 21-vjeçarin shqiptar, por ka një problem. Mbrojtësi Jose Angel Crespo është dëmtuar dhe PAOK nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Mihajt.

Spanjolli do të mungojë për një farë kohe dhe kështu rriten shanset e aktivizimit të lojtarit shqiptar me PAOK, që po garon për titullin kampion dhe renditet në vend të dytë me 52 pikë në Super Ligën greke, dy më pak se kryesuesit e Olympiacos. /abcnews.al

 

Enea Mihaj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!