Pasi arriti akordin me Barcelonën për shkëmbimin Pjanic-Arthur, Juventusi po mendon për goditjen e radhës në merkato. Alex Sandro nuk bind në krahun e majtë të mbrojtjes dhe bardhezinjtë janë gati ta shesin nëse vjen një ofertë e mirë për brazilianin.
Pasuesi i tij është piketuar dhe ai është David Alaba. Austriaku ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me Bayern Munchen dhe nuk ka ndërmend të rinovojë. Diçka e tillë detyron kampionët e Gjermanisë ta shesin.
28-vjeçari ka një eksperiencë të madhe dhe mund të aktivizohet në disa pozicione në fushë, cilësi që vlerësohen shumë nga Maurizio Sarri. Alaba bën të gjithë rolet e krahut të majtë, por mund të luajë pa probleme edhe në qendër të mbrojtjes dhe të mesfushës.
Kalimin te kampionët e Serie A do e mirëpriste, teksa Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, po përgatit ofertën e parë për homologët e Bayern Munchen. /abcnews.al