Një sezon pa trofe dhe disa dënime në pritje që mund të privojnë Juventusin nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane, rrezikojnë pozicionin e Allegrit, por jo vetëm.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, një listë me disa lojtarë të mëdhenj mund të sakrifikohen për arsye ekonomike.
Në këtë listë bën pjesë Vlahovic dhe Chiesa. Për sulmuesin serb ka disa kërkesa nga Premier League, por ende asgjë konkrete.
Ndërsa për italianin Chiesa, nuk konsiderohet më i paprekshëm për klubin bardhezi./h.ll/abcnews.al