Jo vetëm Allegri, një tjetër italian në garë për të zëvendësuar Zidane

schedule11:58 - 17 Maj, 2021

schedule 11:58 - 17 Maj, 2021

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid. Trajneri francez mund të marrë drejtimin e Juventusit sezonin e ardhshëm, por duhet pritur për të mësuar më shumë rreth së ardhmes së Zizou.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez po punon për të gjetur pasuesin e tij. I preferuari i tifozëve dhe një nga kandidatët kryesorë për t’u ulur në pankinë, është Raul.

Në garë mbetet edhe Max Allegri, i cili do e mirëpriste me kënaqësi një ftesë nga klubi kryeqytetas. Një tjetër teknik italian ka dalë në skenë, madje bëhet fjalë për një “ish”.

 

Duke festuar me trofeun e Champions kur ishte trajner i Realit

Në Angli theksojnë se edhe Carlo Ancelotti shihet si një mundësi e mirë për të zëvendësuar Zidane. Carletto ka drejtuar Real Madrid në vitet 2013-2015, duke e mbyllur aventurën iberike me 4 trofe.

I paharrueshëm mbetet triumfi në Champions League në finalen derbi ndaj Atletico Madrid. 61-vjeçari ndihet shumë mirë tek Evertoni, por nuk do e humbiste kurrë mundësinë për t’u rikthyer te Reali. /abcnews.al