“Dardanët” e Ballkanit të Ilir Dajës arritën një fitore madhështore në raundin e dytë të fazës së grupeve të Conference League, teksa në mitikun “Fadil Vokrri” mposhtën “gjigandët” kroatë me rezultatin e pastër, 2 me 0, duke marrë kështu 3 pikët e para në grupin C.
Mirëpo, përveç 3 pikëve, kampionët e Ilir Dajës kanë arritur të marrin dhe një “premio” të madhe nga UEFA, pas sigurimit të fitores “magjike” ndaj kroatëve të Dinamo Zagreb.
Këshut, klubi që arrin të fitojë një përballje në ndeshjet e Conference League, në fazën e grupeve përfiton plot 500 mijë euro nga UEFA, duke i shtuar kështu edhe më shumë vlerën, sigurimit të fitores së parë në grupe, për këtë edicion. /i.m /abcnews.al