“Jo premtimeve elektorale”, Basha: 500 specialistë për 2 vite kanë punuar me programin e PD-së

schedule17:04 - 30 Mars, 2021

schedule 17:04 - 30 Mars, 2021

Lideri i opozitës Lulzim Basha në  një takim me qytetaret në Patos tha se Partia Demokratike në këtë fushatë nuk vjen me premtime elektorale, por vjen me një plan që synon të rimëkëmbur ekonominë.

Lexo edhe: Basha nga Patosi: Arsyeja përse nuk i përgjigjem sulmeve e akuzave të Ramës

Ai theksoi se plani i PD-së është organizuar prej dy vitesh, pjesë e së cilës kanë qenë edhe 500 specialistë të fushave të ndryshme.

“Politika shqiptare ka bërë premtime shumë të mëdha dhe ky kryeministër në ikje e ka shkatërruar besimin tek politika. Ne kemi mbi 500 specialistë që kanë punuar për 2 vite për programin që synon të rrisë ekonominë.

E kam thënë se tek shqiptarët nuk do të shkojmë me premtime, por me mundësi konkrete. Programi ynë nuk është program elektoral, por një plan i mirë-organizuar. Kemi angazhuar ekspertët më të mirë shqiptarë dhe kemi pasur dhe ekspertë nga Bashkimi Europian”, tha Basha.

Më tej Basha tha se emigrimi është plaga më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare. Arsyeja kryesore sipas tij, është paaftësia e qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë.

Ai theksoi se qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur këtë katastrofë me anë të thithjes të investimeve të huaja dhe trajnimin e të rinjve në fushën e programimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!