Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra në një lidhje direkte për ABC News është shprehur se deri më tani janë marrë të gjithë masat e nevojshme në lidhje me vijimin normalisht të zinxirit eknomik në vendin tonë.
Shkodra ndër të tjera ka theksuar se është e nevojshme që të bëhet një plan i qartë nga qeveria për të krijuar lehtësi në lëvizshmërinë e shpërndarjes së produkteve.
Gjithashtu për abcnews.al, Shkodra është shprehur se në situatën në të cilën ndodhemi është e rëndësishme që qeveria të marrë masa dhe policia Rrugore të mos bëhet pengesë për mjetet e transportit, pasi të gjitha kanë autorizimit të gjithë automjetet.
Pjesë nga biseda në studio:
Qytetarët kërkojnë një lloj garancie sidomos me ato që kanë në dorë prodhuesit shqiptare, pasi ka një lloj paniku se kemi marrë furnizime për dy javë tre javë por çfarë do të ndodhë më pas?
Nuk duhet asnjë lloj paniku në lidhje me këtë çështje madje bëj thirrje të gjithëve se prodhuesit shqiptarë vijojnë të prodhojnë, ka pasur furnizime dhe të lëndës së parë madje i kemi të gjithë kapacitetet për ta përballuar këtë situatë. Nuk varet gjithçka nga prodhimi edhe importuesit kanë garantuar se kanë furnizime dhe vijojnë që të marrin furnizime. Situata më e vështirë për mua mendoj se është fakti se kur qytetarët duhet të dalin dhe të bëjnë blerjet që duhet të kemi shumë kujdes. Ndërsa përsa i përket prodhimit do të vijojë që të prodhohet. Ka paqartësi dhe keqinterpretim kur ndalohen trajlerat pasi kemi disa momente nga këto ndalime nga policia. Duhet të merren masa pasi trajleri është mjeti me të cilin ne shpërndajmë ushqime dhe produkte të tjera të domosdoshme që jeta të vijojë jo normalisht por në kushte të jashtëzakonshme. Ndaj unë doja të theksoja faktin që policia rrugore të mos ndalojë trajlerat e importuesve mos të bëjë dallime përsa i përket tonazhit të makineverive, pasi makinat do të lëvizin dhe janë të autorizuara.
Ju funksiononi në një mënyrë zinxhir, për lëndën e parë që duhet për prodhim si po funksionon në këtë drejtim?
Tregjet e ndryshme botërore kanë pësuar ngadalësim dhe ky është një fakt që e kanë pranuar dhe tregjet botërore ka një çrregullim të kontenierëve në të gjithë botën dhe një çrregullim të lëvizjes ndërkufitare me tregje dhe me vende të ndryshme. Ne kemi pasur mundësinë që duke parë se Kina hyri në një situatë të jashtëzakonshme e ndjekur më pas nga evropa dhe Italia importuesit shqipatërë morën masa dhe të kishin më shumë letësi në aksesimin në tregje. Ne po vijojmë që të bëjmë porosi dhe të transportojmë u kërkojmë autoriteteve që të bëjnë kujdes përsa i përket masave lehtësuese përsa i përket importuesve të lëndës së parë dhe të prodhuesve që qarkullojnë sot me qëllim që problematikat e tregjeve të huaja mos të ndikojnë shumë.
Sa i takon punonjësve dhe punës sa % e prodhimit në vend po funskionon. Si po bëhet, si po funksionon?
Ka reduktim të stafeve dhe secila kompani e ka bërë sipas mundësisë që ka, pa prekur vijueshmërinë e punës, ka krijuar distancat e sigurisë ka akomoduar punonjësit në turne të ndryshme. Dhe lëvizjen e punonjësve me lëvizje këmbë, makina apo biçikleta dhe ka pasur një reagim pozitiv nga punëmarrësve të cilët janë të ndërgjegjshëm që duhet të dalin në punë në mënyrë që prodhimi të mos ndalet. Është një përpjekje e përbashkët në mënyrë që zinxhiri ekonomik të mos shkëputet.
Ju jeni drejtuar qeverisë me një listë kërkesash të qarta dhe më një listë sugjerimesh dhe këshillash se çfarë mund të lehtësoni
I jemi drejtuar para dy ditësh qeverisë duke marrë në analiz situatën e ditëve të para të vetëizolimit dhe në këtë kuadër ne kemi marrë si model edhe ato që janë ndjekur në Itali. Dhe çfarë duhet të bëjë sipas nesh qeveria në mënyrë që të mos mbyllet viti keq. Masat e propozuar janë paraprake për të parë edhe se si do të ecë situata në botë dhe në Evropë.
Interesi më i madh i qytetarëve është të kenë produktet ushqimore dhe atë të detergjenteve në çfarë niveli mund të sigurohet nga prodhuesit shqiptarë?
Ne kemi një ekonomi që e kemi të varur shumë nga importi dhe jemi një treg i vogël kemi një produktivitet sidomos dy vitet e fundit kemi pas një rritje të kurbës dhe besoj se mund tja dalim dhe pse importet janë kufizuar. Ne besojmë se do ja dalim dhe të kemi gjendje të gjithë produktete e nevojshme të shportës./abcnews.al